Autoritetet gjermane kanë arrestuar tre burra të cilët dyshohet se janë anëtarë të Hamasit. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi dyshohet se ata po planifikimin e sulme ndaj objekteve hebraike në Gjermani. Dy prej të arrestuarve janë shtetas gjermanë, ndërsa ipersoni i tretë rezulton se ka lindur në Liban.
Oficerët e antiterrorizmit kanë monitoruar aktivitetet e tre burrave në Berlin dhe ditën e djeshme pas një operacioni u arrit arrestimi i tyre. Nga operacioni u sekuestruan një pushkë AK-47 dhe një pistoletë Glock, si dhe qindra fishekë. Bastisjet u kryen njëkohësisht në shtëpi në Leipzig dhe Oberhausen në North Rhine-Westphalia.
Zyra e Prokurorit Federal akuzon të arrestuarit për pjesëmarrje në një organizatë terroriste të huaj dhe për përgatitjen e akteve të rënda të dhunës që rrezikojnë shtetin. Hamasi ka mohuar se ka ndonjë lidhje me tre personat e arrestuar.
“Hamasi nuk ka lidhje me individët e arrestuar sot (e mërkurë) në Gjermani”, tha organizata në një deklaratë, duke shtuar se pretendimet e autoriteteve gjermane se të arrestuarit kishin lidhje me ta ishin plotësisht të pabaza./Euronews.