Dyshohet se sulmoi një 5-vjeçar në çerdhe, edukatorja pushohet nga puna

Një edukatore në një çerdhe private në Mitrovicë ka sulmuar fizikisht një fëmijë 5-vjeçar.Rastin tek familja e ka lajmëruar menaxhmenti ndërsa në polici e ka lajmëruar familja. Edukatorja e dyshuar është pushuar nga puna

Në një kopsht fëmijësh në Mitrovicë një edukatore me inicialet A.A dyshohet se ka sulmuar fizikisht një 5-vjeçar.

Këtë veprim e kishin kapur kamerat e sigurisë për çka ishte vërejtur nga menaxhmenti i kopshtit.

E drejtoresha e këtij institucioni ka lajmëruar prindërit dhe ka pushuar edukatoren.

“Më ka informuar menaxherja e kopshtit që ka vërejtur disa parregullësi, kam ardh i kam shikuar kamerat dhe kam vërejtur që edukatorja në fjalë ka goditur me shuplakë fëmijen, edukatorës i kam kërkuar informata me rastin që ka ndodhur, e ka pohuar menjëherë dhe ka thënë që është rast në afekt”, ka thënë drejtoresha, Agnesa Shipoli.

Edukatorja e dyshuar është intervistuar nga Policia dhe është liruar me procedurë të rregullt.

Në ndërkohë, Prokuroria rastin e ka inicuar si “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.

“Rastit të cilit ju i referoheni ka ndodhur në një çerdhe private në qytetin e Mitrovicës, e dyshuar për këtë rast është një edukatore e çerdhes. Është njoftuar prokurori kujdestar, rasti është iniciuar në drejtim të veprës penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”. Hetimet për këtë rast janë duke vazhduar në bashkëpunim me policinë”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë në Mitrovicë.

Në ndërkohë, prindërit e tjerë që sjellin fëmijët këtu po thonë se nuk ka pasur raste të tilla më parë.

“Një rast i vetëm nuk besoj që duhet me pru një kopsht kaq poshtë se janë kushtet e mira e nuk kam pas problem me djalë temin asnjëherë”, ka thënë Valentina Zejnullahu, prind.

“Neve na vjen keq se unë prej dje që kam ni, jam në dyshim mos me i pru ndoshta se unë nshpi jam tu nejt, muj mos me i pru hiç edhe me shpenzu edhe me ta rreh fëmijën është shumë gjest i ulët por neve nuk na ka ndodhë asnjëherë, na qe pesë vite jemi me këtë çerdhe, ishalla nuk i ndodhë askujt”, ka thënë Mejhane Kuqani.

Rastin në polici e ka lajmëruar nëna e pesë vjeçarit.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika