Dyshohet si vrasës serik, arrestohet 25-vjeçari në Maqedoninë e Veriut

Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë arrestuar një 25-vjeçar, Trajko Bojkovski, i dyshuar si autor i disa vrasjeve seriale. Sipas Prokurorisë Publike, deri më tani janë konfirmuar dy vrasje të grave që jetonin të vetmuara në rajonin e Kumanovës, ndërsa hetimet po vazhdojnë edhe për raste të tjera të dyshimta.

Gazetarja Ferikan Iljazi bëri të ditur se rastet e konfirmuara kanë ndodhur gjatë vitit 2025, por autoritetet nuk e përjashtojnë mundësinë që i dyshuari të ketë kryer edhe vrasje të tjera. Për këtë arsye, është formuar një ekip i posaçëm hetimor që po shqyrton vdekje të dyshimta nga periudha të ndryshme, me mundësi zgjerimi të hetimit varësisht nga gjetjet.

Prokuroria ka urdhëruar zhvarrimin e një viktime tjetër të mundshme dhe po shqyrton edhe një rast tjetër që mund të lidhet me të njëjtin person. Hetuesit po analizojnë dokumentacionin policor dhe mjeko-ligjor, ndërsa hetimi është zgjeruar edhe për një vrasje tjetër, e cila sipas Kodit Penal dënohet me burgim të përjetshëm.

“Prokuroria nisi hetim për këtë person, duke zgjeruar hetimin edhe për një tjetër vrasje që dënohet me burgim të përjetshëm. Vazhdon mbledhja e provave dhe hetimi i rrethanave. Gjatë ditëve në vazhdim do të bëhet zhvarrosja e një viktime që dyshohet se është viktimë e veprës penale”, ka deklaruar prokurori Lubomir Llape.

Autoritetet theksojnë se hetimi ndodhet në një fazë intensive, me ekspertiza të detajuara mjeko-ligjore dhe analiza shtesë për të sqaruar plotësisht rrethanat e rasteve. Nuk përjashtohet mundësia që gjatë procedurës të identifikohen edhe viktima të tjera dhe që dosja të zgjerohet me akuza të reja.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika