Dyzet shqiptarë, mes tyre dy nga Kosova – evakuohen nga Izraeli

Dyzet shqiptarë - mes tyre shtetas nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut - u evakuuan mbrëmjen e së dielës nga Izraeli në Shqipëri

Dyzet shqiptarë – mes tyre shtetas nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut – u evakuuan mbrëmjen e së dielës nga Izraeli në Shqipëri, bëri të ditur Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme e Shqipërisë.

Në përgjigje, ushtria izraelite nisi bombardimin nga ajri të Rripit të Gazës.

Mbi 1.000 njerëz u raportuan të vrarë nga të dyja palët.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë tha se evakuimi i 40 shqiptarëve është bërë pas kërkesës së tyre për t’u larguar nga Izraeli.

Zyrtarë të saj konfirmuan për Radion Evropa e Lirë se në mesin e tyre janë dy nga Kosova dhe nëntë nga Maqedonia e Veriut.

“Në ditët në vijim do të ketë sërish të tjera fluturime të posaçme drejt Tel Avivit, ndërkohë që Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është në koordinim edhe me ministritë simotra të vendeve të rajonit për t’u ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që kërkojnë të kthehen në vendet e tyre”, tha kjo ministri pas mbërritjes së avionit në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë, mbrëmjen e së dielës.

Radio Evropa e Lirë iu drejtua gjatë ditës Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, në lidhje me shtetasit e Kosovës në Izrael dhe evakuimin e tyre të mundshëm, por nuk mori përgjigje.

Më herët, përmes një videoje në rrjetet sociale, ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, tha se po bëhet gjithçka e mundur për t’i larguar nga Izraeli shtetasit shqiptarë.

“Janë orë të vështira për ne këtu në Izrael, por në emër të Qeverisë shqiptare garantoj shtetasit shqiptarë dhe familjet e tyre, që nën drejtimin e Ministrisë sonë të Jashtme dhe autoriteteve izraelite, po ndiqen të gjitha procedurat për sigurinë e tyre gjatë qëndrimit dhe largimit drejt Shqipërisë. Ka vëmendje maksimale për shtetasit tanë, për punonjësit dhe familjarët e ambasadës, si dhe për shtetasit nga Kosova, Mali i Zi apo Maqedonia e Veriut”, tha ambasadorja Kumbe.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë vuri në dispozicion numrin +972 54 904 2813 për të gjithë qytetarët shqiptarë që ndodhen në Izrael dhe kanë nevojë për informacione për largimin e tyre prej andej./REL

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika