E ardhmja e rrjetit TikTok në SHBA 

Foto ilustruese

Rrjeti social TikTok mund të jetë së shpejti jo funksional për më shumë se 170 milionë përdorues amerikanë, për shkak të vendimit të Gjykatës së Lartë për ta ndaluar atë. Gjykata tha se se rreziku për sigurinë kombëtare që vjen nga lidhjet e rrjetit TikTok me Kinën, i kapërcen shqetësimet për kufizimin e lirisë së shprehjes.

Përdorimi i rrjetit social TikTok mund të jetë në orët e fundit në Shtetet e Bashkuara, pasi Gjykata e Lartë mbështeti unanimisht ligjin federal që e ndalon duke filluar nga e diela, nëse kompania e saj mëmë me seli në Kinë, nuk e shet rrjetin social.

Gjykata tha se se rreziku që i kanoset sigurisë kombëtare nga lidhjet e rrjetit TikTok me Kinën, i kapërcen shqetësimet mbi kufizimin e lirisë së shprehjes për 170 milionë përdoruesit e këtij aplikacioni në Shtetet e Bashkuara.

Ky vendim i Gjykatës së Lartë ka ngjallur pakënaqësi tek përdoruesit e këtij rrjeti.

“Mendoj se është një çmenduri që qeveria jonë të marrë këto masa ekstreme. Mendoj se media sociale, apo TikTok-u është një platformë publike që njerëzit të ndajnë mendimet e tyre”, thotë një përdorues.

Një urdhër ekzekutiv presidencial mund ta ndalojë këtë masë. Administrata e presidentit Biden thotë se i takon administratës së ardhshme të zotit Trump të vendosë mbi këtë çështje, nëse do ta zbatojë apo jo ligjin.

Zoti Trump ka thënë se do ta “shpëtojë” TikTok-un, por është e paqartë se si do ta realizojë një gjë të tillë.

Ekspertët kanë thënë se aplikacioni nuk do të zhduket nga telefonat e përdoruesve ekzistues pasi ligji të hyjë në fuqi më 19 janar, përdoruesit e rinj nuk do të mund ta shkarkojnë atë dhe përditësimet e aplikacionit do të bllokohen. Kjo përfundimisht do ta bëjë aplikacionin jofunksional.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika