E diela “e pazakontë” në Stamboll, gjithçka nga sulmi që tronditi Turqinë

E diela e 13 nëntorit nuk qe ditë e zakonshme në sheshin Taksim në Stamboll. Kjo për shkak të një shpërthimi si pasojë e të cilit të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe 81 të tjerë janë plagosur. I njëjti u cilësua si “sulm terrorist”, i kryer nga një grua

Pamje nga vendi ku ka ndodhur sulmi në Stamboll





Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe 81 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi në sheshin Taksim që gjendet në qendër të Stambollit.

Kështu kanë deklaruar autoritetet turke të dielën e 13 nëntorit, teksa kanë bërë të ditur se sulmi ka ndodhur rreth orës 16:20 sipas kohës lokale.

Në Turqi ndaloi përkohësisht u ndaluan raportimet e mediave për shpërthimin, duke mos iu lejuar transmetuesve të shfaqnin video të momentit të shpërthimit apo edhe të momenteve pasuese.

Megjithatë, pamjet në rrjetet sociale ku shihet momenti i shpërthimit në sheshin Taksim në Stamboll, jepnin indikacione se çanta e lënë në një stol, mund të ketë shkaktuar shpërthimin e bombës.

Pamje e ndarë nga videoja

Zëvendëspresidenti i Turqisë, Fuat Oktay, ka deklaruar se besohet që shpërthimi është sulm terrorist, i kryer nga një grua.

Në anën tjetër, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në një konferencë për media në Stamboll, ka theksuar se keqbërësit do të ndëshkohen.

Erdogan, teksa ka dënuar sulmin ka thënë se të njëtit po “i vjen era terror”.

“Mund të jem gabim nëse e them se jam i sigurt se ky është terror, por sipas shenjave të para, ka një erë terrori në këtë ngjarje”, ishtë shprehur Erdogan., teksa shtoi se “përpjekja për të sunduar Turqinë dhe popullin e Turqisë përmes terrorizmit nuk do të jetë e mundur të arrihet as sot, e as nesër”, ka thënë Erdogan.

Presidenti turk Erdogan

Pas shpërthimit në Stamboll, ambasada e Kosovës në Ankara, ka vënë në dispozicion një numër kontaktues emergjent të Konsullatës në Stamboll për qytetarët e Kosovës që gjenden në shtetin turk.

Pak orë më vonë, ambasada e Kosovës njoftoi se në bazë të informatave të siguruara nga autoritetet relevante të Republikës së Turqisë, “në mesin e viktimave dhe të lënduarve nuk gjendet asnjë shtetas i Republikës së Kosovës”.

Reagimet e liderëve kosovarë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime ndaj popullit turk, ku me anë të një postimi në Twitter, ka thënë se Kosova qëndron më popullin e Turqisë në këtë kohë të vështirë.

“E pikëlluar thellësisht nga lajmi i shpërthimit të tmerrshëm në zemër të Stambollit sot. Mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e viktimave dhe të gjithë të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë. Ne qëndrojmë me popullin e Turqisë gjatë kësaj kohe të vështirë”, ka shkruar Osmani.

Në anën tjetër, edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas shpërthimit vdekjeprurës në Stamboll, u ka shprehur ngushëllime popullit turk.

“I shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta Republikës së Turqisë pas shpërthimit të sotëm vdekjeprurës në Stamboll. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e atyre që humbën jetën, ndërsa të plagosurve u uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është shprehur i trishtuar, teksa ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave.

Në një postim në Facebook, Konjufca ka thënë se  “ndajmë dhimbjen e madhe me familjet e viktimave dhe lutemi për shërim sa më të shpejtë të të lënduarve”.

“Me trishtim morëm lajmin për humbjen e jetëve të pafajshme të disa personave dhe plagosjen e shumë të tjerëve si pasojë e shpërthimit të sotshëm në Stamboll.

Po ashtu, ministri i Punëve të brendshme, Xhelal Sveçla, shpreson në zbardhjen sa më të shpejtë të të gjitha rrethanave që çuan në ngjarjen e kobshme në Stamboll.

Për sulmin e së dielës në sheshin Taksim, ku mbetën të vdekur gjashtë persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën, Sveçla përmes një postimi në Facebook shpreson që ky rast të jetë i fundit që trondit Turqinë dhe të gjitha vende te tjera.

“Në këto momente të vështira, ndajmë dhimbjen me të gjithë popullin turk, me institucionet atje e në veçanti me familjarët e viktimave. Të gjithë të lënduarve ju uroj shërim sa më të shpejtë. Lutemi që të jetë rasti i fundit që ka tronditur popullin turk dhe të gjithë ne. Shpresojmë në zbardhjen sa më të shpejtë të të gjitha rrethanave të kësaj ngjarjeje të kobshme”, ka shkruar Sveçla.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është shprehur i tronditur, teksa ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave.

“Të tronditur morëm lajmin e hidhur për humbjen e jetrave të qytetarëve turq, dhe plagosjen e shumë të tjerëve nga shpërthimi i sotëm në Stamboll”.

“Në emrin tim, zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe gjithë ushtarakëve të FSK- së, shprehim dhimbjen, ngushëllimet e thella dhe solidaritetin e plotë me familjet e viktimave, ministrin Akar, Ministrinë, gjithë ushtarakët e forcave turke dhe gjithë popullin turk”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasnqi, është shprehur i tronditur, teksa ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave.

“Jam i pikëlluar dhe i tronditur nga shpërthimi i sotëm në Stamboll që la disa të vdekur dhe dhjetëra të lënduar. Në këto momente të vështira, ndajmë dhembjen me institucionet e Republikës së Turqisë dhe popullin mik turk”.

“Familjeve të viktimave u shpreh ngushëllimet e mia të thella dhe për të lënduarit uroj shërim sa më të shpejtë. Shpresoj që përgjegjësit e këtij akti terrorist të gjenden e të dalin para drejtësisë sa më parë”, ka shkruar Krasniqi.

Edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, e ka dënuar sulmin në Stamboll.

“Thellësisht i tronditur nga sulmi i sotëm në Stamboll. Në këto momente të rënda për popullin turk, bashkëndjej dhimbjen e madhe për familjet që humbën më të dashurit e tyre ndërsa të lënduarve ju uroj shërim të shpejtë. Sulmet e tilla na kujtojnë që shtetet duhet të jenë bashkë e të mobilizuar kundër çdo sulmi dhe çdo agresori që cenon sigurinë “, ka thënë Abdixhiku.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur i tronditur nga shpërthimi i së dielës në Taksim të Stambollit.

Më anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se aktet e tilla kujtojnë se të gjithë duhet të jenë të zëshëm kundër dhunës dhe terrorit.

“Aktet e tilla qyqare, na kujtojnë edhe njëherë që bota duhet të jetë bashkë, e demokratizuar dhe e zëshme kundër dhunës dhe terrorit. Lutemi për viktimat, të lënduarit dhe familjet e tyre. Qëndrojmë pranë Turqisë në këtë ditë të kobshme”, ka shkruar Haradinaj.

Reagimet ndërkombëtare

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, e ka quajtur lajm të tmerrshëm, sulmin e së dielës në Stamboll.

Me anë të një postimi në Twitter, Borrell ka thënë se qëndron pranë popullit turk dhe familjeve të viktimave.

“Lajm i tmerrshëm nga Stambolli. Mendimet tona janë me popullin e Turqisë dhe me familjet e viktimave të sulmit të sotëm pasdite. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar Borrell.

Edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka reaguar pas sulmit në Stamboll, ku humbën jetën gjashtë persona dhe dhjetëra të tjerë pësuan lëndime.

Në një postim në Twitter, Stoltenberg ka thënë se NATO qëndron në solidaritet me Turqinë.

“Pamje tronditëse nga Stambolli. Mendimet e mia dhe ngushëllimet më të thella për të gjithë ata që janë prekur dhe për popullin turk. NATO qëndron në solidaritet me aleatin tonë, Turqinë”, ka shkruar Stoltenberg.

I prekur për sulmin e ndodhur në Stamboll, është shprehur edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Me anë të një postimi në Tëitter, Zelensky ka thënë se dhimbja e popullit turk “është edhe dhimbja jonë”.

Po ashtu, Zelensky u ka shprehur ngushëllime familjarëve që humbën më të dashurit e tyre, ndërsa të lënduarve u ka uruar shërim të shpejtë.

“Me pikëllim të thellë mësova lajmin se nga shpërthimi që ndodhi në rrugën Istiklal, humbën jetën dhe plagosën shumë njerëz. I shpreh ngushëllimet e mia familjeve të atyre që humbën jetën dhe u uroj shërim të shpejtë të lënduarve. Dhimbja e popullit mik turk është dhimbja jonë”, ka shkruar Zelensky.

Ndryshe, rruga Istikal ku ndodhi sulmi, nuk është hera e parë që bëhet cak i sulmeve vdekjeprurëse. Një gjë e tillë kishte ndodhur edhe gjatë vitit 2016.

Po ashtu, Turqia ishte goditur nga një seri bombardimesh vdekjeprurëse edhe gjatë viteve 2015 dhe 2017.

Përgjegjësinë e këtyre sulmeve e kishin marrë grupi militant Shteti Islamik dhe militantët kurdë.

Nga këto sulme kishin mbetur të vrarë mbi 500 civilë.





Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika