E kanosi me armë dhe e detyroi të kryejë akte seksuale, kërkohet paraburgim për të dyshuarin në Pejë

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit në gjykatën kompetente ndaj të pandehurit, Xh.Sh, i cili dyshohet se ka kryer tri vepra penale, “Dhunimi”, “Dhuna në familje “ dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Sipas njoftimit, i pandehuri, Xh.Sh dyshohet se përmes forcës dhe kanosjes se do të përdorë armë, detyron personin tjetër të kryej akt seksual pa pëlqimin e saj dhe atë viktimën, duke kryer veprat penale të lartcekura, njofton Dukagjini.

Gjithashtu të pandehurit , gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i janë sekuestruar tri armë zjarri dhe 27 fishekë.

Të fundit nga rubrika