Procesi i numërimit të votave në Mitrovicë është ndalur sërish mbrëmjen e sotme, pasi në Qendrën e Numërimit kanë hyrë kryeprokurori i Mitrovicës, Njazi Rexha, dhe prokurori Shpëtim Peci.
Në një lidhje direkte për Debat Plus, prokurori Peci ka deklaruar se ndalja e numërimit është bërë për shkak të raportimeve nga numëruesit për parregullsi dhe nevojës për sqarime teknike nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ)
“Ermal, jemi duke e prit ekipin kompetent prej KQZ-së që me i sçaru këto aspekte teknike të fletëvotimeve. Edhe në qendrën e numërimit jemi momentalisht, kështu që për rezultatet e mëvonshme të këtyre do të dëgjohemi më vonë,” ka thënë Peci.
I pyetur për arsyen e ndaljes së procesit, ai është shprehur:
“Sqarimet kur i jep KQZ-ja, e cila është kompetente për me i dhënë këto sqarime.”
Prokurori ka bërë të ditur se janë pranuar ankesa nga numëruesit në qendër, pas së cilave është njoftuar policia dhe KQZ-ja.
“Ka pas ankesa prej numëruesve në qendrën e numërimit, është njoftu policia, e kemi njoftu KQZ-në dhe tash po vijnë ekspertët përkatës me verifiku çështjen se ku është problemi. Derisa të verifikohet kjo pjesë, s’kemi çka me thënë më tepër,” ka shtuar ai.