Këngëtares serbe Anxhela Ignjatoviç, e njohur me emrin artistik Breskvica, i është ndaluar hyrja në Kosovë nga autoritetet e vendit.
Lajmin e ka konfirmuar për Dukagjinin zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani.
Siç u raportua, Breskvica ishte ftuar nga Lista Serbe për të marrë pjesë në një tubim që ishte planifikuar të mbahej sonte në veri të Mitrovicës.
Ajo njihet për këngën “Foleja e Shqiponjës”, e cila përmban mesazhe nacionaliste dhe flet për “kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë”, me të cilën edhe kishte garuar për të përfaqësuar Serbinë në Eurovision.