E kryer, Rrahmani transferohet te Rapidi i Bukureshtit

Lojtari, Albion Rrahmani, tashmë do t'i bashkohet ligës romune, konkretisht, do të jetë pjesë e Rapidit të Bukureshtit

Albion Rrahmani

Albion Rrahmani do të jetë pjesë e ligës romune. Rapidi i Bukureshtit ka arritur marrëveshje me Rrahmanin, ku vlera e transferimit arrin shifrën prej 600 mijë eurosh.

Mediat romune raportojnë se Rrahmani do të zyrtarizohet te Rapidi i Bukureshtit, pas një jave.

Albion Rrahmani mori hov të madh, kur e ndihmoi ekipin e Malishevës të inkuadrohet në Superligë.

Pastaj u bë pjesë e FC Ballkanit nga Suhareka, ku ka shënuar numër të madh të golave, pothuajse në secilën ndeshje.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika