Një rast i dyshuar i dhunimit është raportuar në Ferizaj.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, më 23 shkurt një e mitur ka raportuar se gjatë vitit të kaluar kishte pasur marrëdhënie seksuale me një mashkull kosovar, me të cilin, sipas deklarimit të saj, kishte qenë në lidhje dashurie.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 7 shtator 2025, rreth orës 14:30, në Ferizaj.
“DHUNIM – Ferizaj 07.09.2025-14:30. Me 23.02.2026 viktima femër kosovare (e mitur) ka raportuar se vitin e kaluar ka pas marrëdhënie seksuale me të dyshuarin mashkull kosovar, me të cilin ka qenë në lidhje dashurie”, thuhet në njoftim.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe rasti po trajtohet si “Dhunim”.