ECPMF: Të zhgënjyer nga Kuvendi, Aliu e ka përkrahur rregullisht VV-në

Qendra Evropiane për Lirinë e Medias (ECMPF), janë shprehur të zhgënjyer nga vendimi i Kuvendit të Kosovës për emërimin e Luljeta Aliut, si anëtare të KPM-së

Luljeta Aliu

Qendra Evropiane për Lirinë e Medias (ECMPF) janë shprehur të zhgënjyer nga vendimi i Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e Luljeta Aliu-Krasniqit si anëtare të Komisionit të Pavarur për Media (KPM).

Në reagimin e tyre thuhet se Aliu e ka përkrahur publikisht Lëvizjen Vetëvendosje dhe politikat e saj, si rrjedhojë, sipas tyre, ajo nuk mund të jetë e pavarur.

“Jemi shumë të shqetësuar dhe të zhgënjyer nga vendimi i Kuvendit të Kosovës, i kontrolluar nga Lëvizja Vetëvendosje, për të zgjedhur Luljeta Aliun anëtare të Komisionit të Pavarur për Media (KPM). Aliu ka përkrahur me zë, rregullisht dhe publikisht Lëvizjen Vetëvendosje (VV) dhe politikën e saj. Në asnjë mënyrë ajo nuk mund të konsiderohet e pavarur”, thuhet në reagimin e tyre.

Po ashtu, në reagimin e tyre thuhet se ky emërim bie ndesh “e procesin e depolitizimit të KPM-së që kishte filluar VV-ja”, dhe se “këto zgjedhje janë një hap i madh drejt rimarrjes politike, në të njëjtën mënyrë që u bë në të kaluarën”.

Tutje, aty thuhet se ECPMF do të nisë menjëherë dialogun me Këshillin e Europës dhe PACE për t’u informuar rreth këtij zhvillimi, sipas tyre, shqetësues që do të ketë ndikim të madh në pavarësinë e KPM-së.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika