Edhe doganierët serbë në Jarinjë e Bërnjak japin dorëheqje

FOTO: Kosovo-Online





Vendimit të Policisë në Veri të Mitrovicës, deputetëve të Listës Serbe, gjykatësve e prokurorëve serbë të cilët dorëzuan dorëheqjet e tyre, i janë bashkuar edhe doganierët serbë të punësuar në pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

Të enjten, në vendkalimin administrativ në Jarinjë, 11 punëtorë serbë kanë dorëzuar dorëheqjen.

Ata për Kosovo-Online kanë deklaruar se “ky është një akt moral dhe shenjë solidariteti me popullin e tyre dhe dëshmi e mospajtimit me politikat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti”.

Ndryshe edhe zyrtarët e lartë të Komisioneve Komunale Zgjedhore të mërkurën kanë dhënë dorëheqje.

Kështu ka bërë të ditur zyrtari i lartë i KKZ-së për Mitrovicën e Veriut, Slobodan Dimitrijeviq, për mediumin serb në seli në Kosovë (KosovoOnline).

Të shtunën e pesë nëntorit, përfaqësuesit e Listës Serbe kanë vendosur për bojkotimin e institucioneve të Kosovës.

Pos zyrtarëve policorë, punonjësve të gjykatave dhe institucioneve të tjera, dorëheqje kanë dhënë edhe kryetarët e komunave veriore dhe Goran Rakiq, nga pozita e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.

Ky vendim është marrë pas një takimi të zhvilluar në mesditën e së shtunës në Zveçan.

Njoftimi vjen pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut,Nenad Gjuriq, i cili ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS.

 





Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika