Edi Rama dhuron një milion euro për Turqinë

Pasojat e tërmetit në Turqi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhuruar një milion euro për të ndihmuar në pasojat e tërmetit në Turqi.

Rama ka telefonuar drejtpërdrejt gjatë fushatës “Turqia një zemër” që u transmetua njëherësh në disa kanale televizive të Turqisë.

Duke iu drejtuar kombit si zëri i Shqipërisë, Rama tha se janë thellësisht të pikëlluar nga ajo që ndodhi në Turqi.

”Ne jemi një vend i vogël, por kemi një zemër të madhe. Nuk do ta harrojmë kurrë atë që Turqia dhe Presidenti Erdogan bënë për ne në vitin 2019, kur tërmeti goditi Shqipërinë. Ne jemi të gatshëm të bëjmë çmos për të mbështetur popullin turk. Jam i sigurt se falë përpjekjeve të Turqisë, gjithçka do të arrihet”, tha ai.

Kompani, institucione, organizata dhe individë kanë dhuruar donacione nëpërmjet një transmetimi të përbashkët të drejtpërdrejtë përmes 200 stacioneve televizive dhe 500 radiove.

Nga tërmetet prej 7.8 dhe 7.5 ballësh të 6 shkurtit – që u pasuan nga qindra dridhje të tjera të tokës – në Turqi dhe Siri deri më tani ka lënë mbi 40 mijë persona.

Ndërkaq, në Greqi, Blinken do të zhvillojë bisedime me kryeministrin e shtetit, me ministrin e Jashtëm dhe me liderët e opozitës, tha Price.

Po ashtu më 21 shkurt, Blinken do të lansojë rundin e katërt të Dialogut Strategjik ShBA-Greqi.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika