Egjipti kundërshton thirrjet që palestinezët të zhvendosen në gadishullin Sinai

Në një konferencë të përbashkët për media në Kajro më 18 tetor, presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah el-Sissi, kritikoi dhe dënoi tentativat e quajtura nga ai për të detyruar palestinezët në Gazë të zhvendosen në Gadishullin Sinai të Egjiptit. Presidenti el-Sissi paralajmëroi se këto përpjekje kishin potencialin për të rrezikuar paqen e shtetit të tij me Izraelin

Presidenti i Egjipitit, Abdel Fattah el-Sissi. Fotografi nga arkivi.

Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah el-Sissi, tha se shteti i tij hedh poshtë ato që ai i cilësoi si përpjekje për të detyruar palestinezët në Gazë që të zhvendosen në Gadishullin Sinai të Egjiptit. Ai paralajmëroi se përpjekje të tilla do të vinin në rrezik paqen e shtetit të tij me Izraelin.

Gjatë një konference të përbashkët për media në Kajro me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, el-Sissi deklaroi më 18 tetor se Qeveria e tij e sheh rrethimin izraelit të Gazës – që ka ndaluar furnizimet me ujë, ushqime dhe karburante, por edhe po parandalon dërgesat humanitare në Gazë – si skemë për të larguar palestinezët për në Egjipt.

“Ne kundërshtojmë likuidimin e kauzës palestineze dhe dëbimin e palestinezëve në Sinai”, tha lideri i Egjiptit, duke shtuar se Sinai do të shndërrohej si një territor prej ku do të inicioheshin “sulme terroriste” kundër Izraelit dhe në fund, Egjipti, sipas tij, do të fajësohej për këto sulme.

Rripi i Gazës – ku jetojnë 2.3 milionë palestinezë – kufizohet në jug me Egjiptin dhe Gaza lidhet me këtë shtet përmes pikës kufitare Rafah.

Asnjë ndihmë humanitare, por as njerëzit nuk janë lejuar të kalojnë përmes kësaj pike mëngjesin e së mërkurës, thanë më herët zyrtarët egjiptianë.

Një ditë më herët, ministri i Jashtëm egjiptian, Sameh Shoukry, tha për CNN se kjo pikë kufitare nuk do të hapet për shkak të dëmit të shkaktuar nga dhjetëra sulme ajrore izraelite në zonën afër, shkruan REL.

Kombet e Bashkuara kanë kërkuar që të lejohen ndihmat humanitare të lejohen të kalojnë përmes pikës Rafah dhe të arrijnë në Rripin e Gazës.

Që nga sulmet e grupit militant palestinez, Hamas, ndaj Izraelit më 7 tetor, Izraeli ka kryer sulme të vazhdueshme në Rripin e Gazës. Që nga shpërthimi i dhunës, mijëra persona janë vrarë në të dyja anët e konfliktit.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika