Burim Ejupi, Drejtori i Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP), në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini, ka folur lidhur me çështjen e liberalizimit të tregut për bizneset, duke përfshirë edhe vendimin e Gjykatës Komerciale që i jep të drejtë Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE).
Ai ka theksuar se kompanitë të cilat nuk kanë bërë marrëveshje për furnizim, pra nuk kanë nënshkruar kontrata, mund të mbesin pa energji elektrike nëse ZRRE nuk e shkel ligjin.
“Tash kanë fillu më shumë, janë 5-6(operator) që po ofrojnë, faktikisht në bazë të ligjit nëse ZRRE-ja nuk e shkel ligjin, ata që nuk kanë kontratë nesër jesin pa energji elektrike”, ka thënë ai.
Sipas Ejupit, kjo situatë është pasojë e zbatimit të rregullave të tregut të liberalizuar, ku konsumatorët duhet të sigurojnë furnizuesin e tyre në përputhje me ligjin.