Ekipi i RTV 21 ndiqet nga një person i armatosur në Leposaviq

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) njofton se ekipi i RTV 21 është ndjekur nga një person i armatosur në Leposaviq

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) njofton se ekipi i RTV 21 është ndjekur nga një person i armatosur në Leposaviq.

Gazetari Venhar Isufi, së bashku me kameramanin, Olti Pacolli, fillimisht janë penguar gjatë kryerjes së detyrave profesionale. Sipas Isufit, ata janë kërcënuar dhe u është kërkuar të largohen nga vendi i ngjarjes.

“Jemi penguar të filmojmë negociatat të cilat janë bërë nga ish-kryetari i komunës së Leposaviqit, Zoran Todiq me zyrtaret e KFOR-it.” u shpreh ai. “Ne tentuam të afrohemi për të xhiruar atë se çfarë po ndodhte dhe të njëjtit na kanë kërcënuar duke na thënë të largohemi nga aty dhe të mos i përdorim kamerat. Ndërsa, pas 15 minutave, kemi dalur më poshtë për ta përcjellur ngjarjen dhe pas nesh ka dalur nje person i maskuar me armë në bel i cili qëndronte aty”, ka thënë Isufi, njofton AGK.

Sipas ekipit të RTV 21, ky rast është raportuar edhe pranë Policisë së Kosovës.

“Për AGK-në, siguria e ekipeve të cilat po raportojnë nga veriu i vendit, vazhdon të jetë shqetësuese, ndërsa u bën thirrje PK-së, KFOR-it dhe EULEX-it, që të krijojnë kushte më të mira për ta. Ky është rasti i 21-të i sulmeve, kërcënimeve e dëmtimeve të pronës private, të ekipeve të mediave, të cilat kanë raportuar mbi ngjarjet e fundit nga komunat në veri të Kosovës”, njofton tutje AGK.

Shija e redaktorit

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Të fundit nga rubrika