Ekipi nga Kosova XTEAM shpallet kampion i turneut CEE të CS:GO

Në turneun ku garuan rreth 32 ekipe të ndryshme nga Evropa, triumfoi ekipi shqiptar nga Kosova, XTEAM, i cili mori me vete çmimin prej 15 mijë dollarësh

Ekipi nga Kosova XTEAM shpallet kampion i turneut të CS:GO CEE Champions dhe fiton çmimin prej 15 mijë dollarësh

Ekipi shqiptar nga Kosova, XTEAM, ka fituar turneun evropian CEE Champions të CS:GO.

XTEAM ka triumfuar në mesin e rreth 32 ekipeve të ndryshme nga Evropa, duke marrë me vete çmimin prej 15 mijë dollarësh.

Në ndeshjen finale, janë përballur me ekipin estonez, SC eSports, ku dhe fituan me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa.

Rrugëtimi i ekipit XTEAM në këtë turne nisi nga turneu kualifikues, i cili u organizua për Kosovë dhe Shqipëri nga organizata shqiptare AESA. Nga ky turne ishin kualifikuar tri ekipe.

Ky është turneu i parë i fituar nga ekipi i XTEAM, që nga formimi i tyre.

Për momentin, ekipi XTEAM renditet në vendin e 88 –të në ranglistën botërore të CS:GO.

Ndërsa, para katër ditësh, XTEAM ka triumfuar edhe ndaj ekipit bullgar, BudapestFive me rezultat 16-14 për të kaluar në gjysmëfinalen që tashmë e fituan.

Më i miri gjatë takimit, që kishte nisur nga ora 17:30 të hënën, ishte lojtari DEBO që u shpall MVP, apo lojtari më i mirë. Ai kishte arritur të regjistronte 48 kills dhe tetë asiste.

Ky është formacioni i ekipit XTEAM:

Arlind ‘deb0‘ Sadiku, Qendrim ‘v1w‘ Hajrizi, Serdar ‘cerber‘ Mahmuti, Arbnor ‘arbnorz‘ Sadiku, Atif ‘gejmzilla‘ Mustaf.

Ekipi XTEAM nga Kosova arrin në finale në CEE të CS:GO

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika