(EKSKLUZIVE) Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier sonte në “Debat Plus”

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier është i ftuar sonte në emisionin "Debat Plus" të RTV Dukagjini i cili do të tregojë nëse Amerika ka ndryshuar qëndrim për njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë

Ambasadori amerikan ne Kosove, Jeff Hovenier dhe drejtuesi i emisionit "Debat Plus", Ermal Panduri

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Jeff Hovenier është i ftuar sonte në emisionin “Debat Plus” të RTV Dukagjini.

Për herë të parë, pas takimit të fundit Kurti-Vuçiq në Bruksel në kuadër të dialogur Kosovë-Serbi, ambasadori amerikan, Jeff Hovenier tregon nëse Amerika ka ndryshuar qëndrim për njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë.

  • A është plani franko-gjerman vazhdim i status quous?
  • A e parasheh marrëveshja Asociacionin?
  • A është kjo marrëveshja e fundit apo mund të ketë edhe marrëveshje tjera në mes të Kosovës dhe Serbisë?
  • Kur sipas ambasadorit Hovenier Serbia do e njohë Kosovën?

Këto dhe shumëçka tjetër sonte në Debat Plus me Ermal Pandurin nga ora 20:30.

Ndryshe, të martën, Zyra e Kryeministrit ka dhënë detaje për takimin e 27 shkurtit në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Në njoftimin e ZKM-së, thuhej se pas takimit bilateral me përfaqësuesin e lartë, Borrell, dhe emisarin e BE-së Miroslav Lajçak, u zhvillua takimi trilateral pas të cilit Kosova është treguar e gatshme të nënshkruajë “Marrëveshjen Bazë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, por është refuzuar nga Serbia.

Po ashtu, thuhet është arritur dakordimi që teksti i propozimit të BE-së, mbështetur nga Gjermania, Franca, Italia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të mos ndryshojë.

Tutje thuhet se, edhe pse Serbia nuk është treguar e gatshme ta nënshkruajë propozimin, palët do të nisin bisedimet për planin e zbatimit.

“Palët do të fillojnë bisedimet për planin e zbatimit. Ky plan duhet të përmbajë detaje konkrete dhe të jetë gjithëpërfshirës, të ofrojë efektivitet në zbatim dhe të jetë i sekuencuar në mënyrë të balancuar”, thuhet tutje.

Po ashtu, thuhet se marrëveshja e arritur në këtë takim është mes palëve që e njohin njëra-tjetrën si të barabarta, dhe është arritur mbi bazën e respektimit të barazisë sovrane të shteteve, respektimit të pavarësisë, autonomisë dhe integritetit territorial të tyre.

“Marrëveshja, mes të tjerash siguron edhe njohjen e ndërsjellë të dokumenteve dhe simboleve shtetërore mes Kosovës dhe Serbisë, vendosjen e misioneve të përhershme si dhe garanton se asnjëra palë nuk e përfaqëson apo vepron në emrin e tjetrës në sferën ndërkombëtare. Me këtë marrëveshje, Serbia po ashtu obligohet të mos pengojë apo kundërshtojë anëtarësimin e Republikës së Kosovës në cilëndo organizatë ndërkombëtare”.

Tutje thuhet se para fillimit të takimit zyrtar me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Borrell, kryeministri Kurti realizoi një takim me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, me të cilin bisedoi për pritjet nga takimi.

Kryeministri e falënderoi Escobar për mbështetjen dhe angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e dialogut.

Takimi i radhës i nivelit të lartë politik pritet të mbahet gjatë muajit mars.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika