Ekskluzive – Eroll Salihu konfirmon se do të jetë kandidat për kryetar të FFK-së

Eroll Salihu, sekretari i përgjithshëm i FFK-së, ka deklaruar se është gati të jetë kandidat për kryetar të federatës nëse i jepet besimi nga anëtarët kurdo që mbahen zgjedhjet

Ish-sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu,

Ish-sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, ka deklaruar ekskluzivisht për emisionin Debat Plus se ai është i hapur për të qenë kandidat për pozicionin e kryetarit të FFK-së, nëse ka nevojë dhe nëse gëzon besim nga anëtarët e federatës.

“Gabimi më i madh i imi ka qenë kur e kam pasur 100 për qind mbështetjen, për arsye se kemi hyrë në FIFA dhe UEFA dhe kam thënë se sekretar është vështirë me gjet. Unë do të jem kandidatë për kryetar të FFK-së nëse ka nevojë dhe nëse besohet do të jem kandidat”, ka deklaruar ai.

Ndër të tjera, ai ka kritikuar vendimet e kryetarit të FFK-së, Agim Ademi, duke thënë se shkarkimi Giresse dhe ekspertit gjerman, Michael Ness, ka sjellë humbje financiare të mëdha për Federatën.

Lexo edhe: Ish-sekretari i FFK-së: Fadil Vokrri ishte kundër emërimit të Giresse

“Federata e Futbollit të Kosovës ka humbur qindra mijëra euro me shkarkimin e trajnerit të kombëtares së Kosovës, Alain Giresse. Ju garantoj që dëmi është me qindra, mijëra euro të humbura”, ka thënë ai.

Slaihu ka theksuar se zgjedhjet e bëra nga Ademi nuk ishin të matura dhe se konsultimi i tij me të tjerët nuk ekziston, pasi sipas tij, ai merr vendime “kokë më vete”.

Shija e redaktorit

BE: Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Mali...

Sipas Normandy Index 2025, të përgatitur nga shërbimi kërkimor i Parlamentit Evropian (EPRS), Kosova renditet në vendin e 13-të në botë për nivelin më...

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Të fundit nga rubrika