EKSKLUZIVE: MPJD e injoron vendimin e Gjykatës, e largon nga puna Albert Prenkajn (DOKUMENT)

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), respektivisht Komisioni Disiplinor, e ka përjashtuar nga puna diplomatin Alber Prenkaj, duke e injoruar vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës në favor të tij

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), respektivisht Komisioni Disiplinor, e ka përjashtuar përfundimisht, diplomatin Albert Prenkaj, nga Shërbimi Civil.

Vendimi për largimin e tij nga puna është bërë përkundër që Gjykata Themelore e Prishtinës, më 20 mars, e kishte aprovuar si të bazuar kërkesën e Albert Prenkajt kundër Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës.

Sipas vendimit, të Gjykatës është anuluar vendimi i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës, dhe çështja duhet të kthehet në rishqyrtim dhe rivendosje.

Por, MPJD, nuk e ka marrë parasysh vendimin në fjalë, duke mos anuluar vendimin për pezullim, por përkundrazi, Prenkaj është përjashtuar.

Portali Dukagjini, e ka siguruar vendimin me anë të së cilit përjashtohet nga puna Prenkaj.

“Ndaj z.Albert Prenkaj në vendin e punës Drejtor i Departamentit për Amerikë, Sekretari Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës/Mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë me datën 28.03.2023, ka iniciuar procedurën disiplinore, me arsyetimin se: “Me date 28.03.2023, ne cilësinë e mbikëqyrësit te drejtpërdrejtë te pozitës së drejtorit të Departamentit për Amerika, duke marre parasysh detyrat dhe përgjegjësitë, pasi kam shqyrtuar shkaqet, rrethanat e kryerjes se shkeljeve, rëndësinë, pasojat, shkallen e fajësisë, shqiptimin e masave paraprake disiplinore si dhe kualifikimin e shkeljeve, kam konstatuar se, ne mbështetje te nenit 46 (paragrafët 1, 2.2.1, paragrafit 3.3.1, 3.3.3, 3.3.6, 3.3.8 dhe 3.3.10), nenit 48 (paragrafi 2) te Ligiit nr. 06/L -114 për Zyrtaret Publikë, si dhe neneve 4 dhe 5 (paragrafi 1.1.1 dhe paragrafi 2), nenit…”, thuhet në vendim.

Vendimi i Komisionit Diciplinor

Në fjalën e tij para komisionit disiplinor, të cilën e ka siguruar Portali Dukagjini, Prenkaj ka thënë se MPJD-ja, është duke e shkelur Kushtetutën e vendit.

“Kjo që po ndodhë sot dhe në përgjithësi në Ministri është ndërmarrje antikushtetuese që shkel të drejtat fundamentale, si: neni 23. dinjiteti i njeriut; neni 26. e drejta e integritetit personal; neni 29. e drejta e lirisë dhe sigurisë; neni 43. liria e tubimit; neni 44 liria e asociimit; neni 49. e drejta e punës dhe ushtrimit të profesionit”, ka thënë ai.

Po ashtu, ai ka thënë se Behar Isma, është emëruar nga ministrja Donika Gërvalla në mënyrë të paligjshme dhe se është duke e ushtruar pozitën e tij të zëvendësuesit të Sekretarit të Përgjithshëm në mënyrë joligjore.

Ai ka thënë se përveç Ismës, edhe Gërvalla ka lëshuar dokumente në mënyrë të paligjshme, që sipas tij është subjekt i trajtimeve të organeve shtetërorë.

Mbi këtë grup të udhëhequr nga vet Ministrja Gërvalla Schwarz do të ketë hetime të vazhdueshme, aktpadi të bazuara  nëpër vite, për dëmet financiare të cilat i janë shkaktuar Ministrisë dhe thyerjet ligjore konstante gjatë vendimmarrjes”, ka thënë ai.

Prenkaj ka thënë se Komisioni Disiplinor nuk ka fuqi juridike të merr vendime.

“Sa i përket Komisionit Disiplinor në përbërjen: Besim Berisha, kryesues, Hyzri Bunjaku dhe Katarina Kërquku, anëtar, me procesmbajtës Elmas Shufta nga NjMBNj, më lejoni të ju përkujtoj siç e theksova më lartë se ky grup sot nuk ka mbështetje juridike, meqë është themeluar me nënshkrimin e personit që mbanë në mënyrë të paligjshme pozitën e zëvendësuesit të Sekretarit të Përgjithshëm. Pra ky grup i quajtur Komision Disciplinorë nuk ka zotësi juridike për të ndërmarrë aktivitet sipas normës ligjore në fuqi, dhe si i tillë nuk ka asnjë fuqi juridike të merr vendim”, ka thënë ai.

Prenkaj ishte pezulluar dhe tash përjashtuar nga puna me arsyetimin se ka protestuar kundër MPJD-së. Por, sipas tij, kjo nuk është e kundër ligjshme por e drejtë që ia garanton ligji.

Pretendimet e tij i kishte vërtetuar Gjykata Themelore, por kjo nuk ka ndikuar që ai të kthehet në punë, përkundrazi është përjashtuar.

DOKUMENTI 1
DOKUMENTI 2
DOKUMENTI 3

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika