Ekskluzive – Reagon babai i Zhegrovës: Vendim i ngutshëm përjashtimi i Edonit, s’ka qenë atë natë në diskotekë

Përjashtimi i Edon Zhegrovës, Arijanet Muric dhe Florent Muslijës nga grumbullimi i fundit me kombëtaren e Kosovës ka shkaktuar zhurmë të madhe.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) kishte njoftuar se tre futbollistët janë larguar nga grumbullimi për shkak se kishin thyer rregullat e ekipit kombëtar.

Zhegrova, Muric dhe Muslija ishte raportuar se kishin frekuentuar një lokal nate në Prishtinë.

Rreth kësaj çështje, për herë të parë ka folur babai i Edon Zhegrovës, Lulzim Zhegrova, ekskluzivisht për emisionin “Dueli Sportiv” në TV Dukagjini.

Ai e ka mohuar se djali i tij ka dalë në diskotekë gjatë grumbullimit me kombëtaren.

Sipas tij, ka qenë dezinformatë e qëllimshme për linçim ndaj futbollistit të Lille dhe për t’ia njollosur imazhin.

Vendimin e përbashkët të FFK-së me përzgjedhësin e kombëtares, Franco Foda, për përjashtimin e futbollistëve, Lulzim Zhegrova e ka konsideruar të ngutshëm dhe të pamenduar mirë.

Më poshtë gjeni reagimin e plotë të babait të Edon Zhegrovës, Lulzim Zhegrova, për emisionin “Dueli Sportiv” në TV Dukagjini.

Njoftim për opinionin publik

Pas raportimit në disa portale se kinse Edoni me bashkëlojtarët e tij gjatë grumbullimit të fundit kanë dalë në diskotekë ju njoftoj se kjo është një dezinformatë e qëllimshme për ta linçuar Edonin dhe tentim për t’ia njollosur imazhin.

Dëshiroj të ju njoftoj se Edoni nuk ka qenë atë natë në diskotekë, unë dhe i gjithë rrethi i tij i ngushtë e dijmë se sa profesional është Edoni dhe se me sa dëshirë të madhe vjen të përfaqësojë Kosovën.

Shpresojmë që herave të tjera mos të merren vendime të ngutshme dhe të pamenduara mirë, të cilat shkaktojnë kaos dhe pasiguri në përfaqësuesen tonë.

Respekt për të gjithë sportdashësit dhe ata që përkrahin Kosovën në të gjitha aspektet.

Me respekt, Lulzim Zhegrova!

 

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika