Ekskluzive: Robert Berisha dhe Sinan Vllasaliu rikthehen me bashkëpunim pas 7 vjetësh

Robert Berisha dhe Sinan Vllasaliu pritet të rikthehen me një bashkëpunim emocionues pas 7 vjetësh, duke sjellë edhe një herë sukses si dyshe në skenën muzikore

Robert Berisha dhe Sinan Vllasaliu.

Muzikanti dhe këngëtari Robert Berisha ka zbuluar në një intervistë ekskluzive për emisionin “Reload” të RTV Dukagjini se do të ketë një bashkëpunim të ri me këngëtarin e mirënjohur Sinan Vllasaliu.

Berisha është shprehur me entuziazëm për bashkëpunimin e ri dhe vlerëson kontributin e Sinan Vllasaliut në muzikë.

Ai ka treguar se Vllasaliu nga shtatori do të jetë pjesë e bendit në emisionin e tij, “Robi plaket kur don vet”.

“Me asnjë femër nuk kam ndenjur aq gjatë sa me Sinanin. Sinani vazhdon të qëndrojë në Amerikë, ka 60 vjet dhe ende është në formën më të mirë. Ka diçka të re për të na sjellë. Kemi një bashkëpunim të ri, një rikthim. Planet tona janë me bandën time. Unë jam i ri në mënyrën se si këndoj, ndërsa Sinani ka stilin e tij të veçantë. Ne do të bashkëpunojmë edhe për performanca në dasma dhe ahengje. Nuk ka pasur mundësi të vijë më parë në Kosovë, por që nga shtatori, kur filloj sezonin e ri të emisionit, Sinani do të na bashkohet”, ka thënë Berisha.

Berisha ka punuar me Vllasaliun për shumë vite dhe bashkëpunimi i tyre  kishte sjellë suksese të mëdha në skenën muzikore.

Tashmë ky bashkëpunim i ri ndërmjet tyre do të sjellë emocione të reja dhe pritet të jetë një surprizë e këndshme për fansat e tyre.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika