EKSKLUZIVE: Tre kandidatët për kryetar të Prishtinës nisen drejt përballjes së madhe në Debat Plus

Sonte, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin do të zhvillohet përballja vendimtare mes kandidatëve për kryetar të Prishtinës – Përparim Rama nga LDK, Uran Ismaili nga PDK dhe Hajrulla Çeku nga Lëvizja Vetëvendosje.

Gazetarët në terren tashmë kanë sjellë pamjet e para nga prapaskenat, ku ata janë duke biseduar me kandidatët ne veturë rrugës për në studion e Debat Plus për duelin përfundimtar televiziv.

Debati pritet të fillojë në orën 20:30.

Ndërkohë, nga ora 20:00, shikuesit po ndjekin në transmetim të drejtpërdrejtë atmosferën para debatit, momentet e rrugëtimit deri në Televizionin Dukagjini dhe komunikimin e parë mes kundërkandidatëve.

Në këtë emision pritet të publikohen edhe rezultatet e sondazhit të fundit të realizuar nga “UBO Consulting”, në garën për Prishtinën.

Të fundit nga rubrika