Eksperti Haxhimusa: Kosova nuk është gati për tregun e hapur të energjisë

Adhurim Haxhimusa, ekspert i çështjeve të energjisë në një linjë të drejtëpërdrejtë në FIVE në RTV Dukagjini, ka folur lidhur me daljen në treg të hapur të energjisë të bizneseve të Kosovës.

Ai ka thënë se Kosova nuk është duke dalur në treg të hapur, por vetëm një segment i konsumit të Kosovës.

Haxhimusa ka thënë se vendimi ishte marrë qysh në vitin 2018, por për tetë vite nuk kishte ndodhur asnjë lëvizje, asnjë bisedë, asnjë koordinim e as ndonjë iniciativë e cila do të përgatiste tregun.
“…t’i përgatis aktorët të cilët preken nga ky hap, t’i përgatis ato për sfidat që i vijnë me këtë dhe në të njëjtën kohë edhe me mundësitë, për shkak që çdo sfidë duhet të shihet edhe si mundësi, si për biznesin ashtu edhe për institucionet”, ka thënë ai.

Ai ka thënë tutje se liberalizimi i tregut apo tregu i hapur është forma më e mirë e mundshme se si mund të arrihet eficienca maksimale e një tregu.

Mirëpo, ai ka thënë se liberalizimi në këtë formë se si është duke ndodhur, është jo adekuat.

“Po supozoj se prej 1 qershor 2026 do të vendosen këto kompani në tregun e lirë, atëherë brenda një viti… një numër i madh i bizneseve do të fillonin të ndërtonin kapacitetet njerëzore, ashtu që të jenë të gatshme të blejnë energjinë elektrike, të sigurojnë kontrata më afatgjata, të sigurojnë edhe çmime më stabile të cilat kompanitë vendore për momentin nuk po kanë mundësi t’i ofrojnë”, ka thënë ai.

Tutje Haxhimusa ka thënë se Kosova nuk ka përgatitur të gjitha kornizat ligjore, por as aktorët për me bë një kalim të tillë në treg të hapur energjetik.

Shija e redaktorit

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Dita e dytë e Grupit “EEPG” në Pejë, flitet për...

Dita e dytë në hotelin “Dukagjini” në Pejë ku janë mbledhur botues dhe ekspertë të fushës së arsimit nga vende të ndryshme të Evropës,...

BOTUESIT EVROPIANË NË KOSOVË: “DUKAGJINI” DHE EEPG-JA ME DISKUTIM SHKENCOR...

Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim (EEPG), në bashkëpunim me shtëpinë botuese "Dukagjini", po organizon eventin: "TEACHING TOGETHER: EMPOWERING EDUCATORS AND ELEVATING PUBLISHER'S ROLE...

Të fundit nga rubrika