Eksperti i Sigurisë: AKI ndër më profesionistet në rajon, rasti i Vlajiq dëshmon efikasitetin

Avni Islami, ekspert i sigurisë, ka folur lidhur me pranimin e fajësisë së agjentit të BIA-s serbe, Aleksandër Vlajiq, i cili është dënuar sot me 5 vite burgim.

Ai ka thënë se prej kohësh si BIA serbe, po ashtu edhe agjencitë ruse të spiunazhit, por edhe të vendeve të tjera në Kosovë, kishin gjetur teren për zbatim.

Mirëpo, AKI sipas tij, që nga themelimi e deri më sot konsiderohet si një nga organizatat më profesioniste në rajon.

“Për punën dhe profesionalizmin e tyre flasin vetë arrestimet e fundit, të cilat janë bërë nga ana e Policisë së Kosovës, të ndihmuara me prova dhe fakte të mbledhura nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës”, ka thënë ai.

Tutje Islami është shprehur se kjo tregon në efikasitetin e sigurisë.

“Ku në asnjë hallkë nuk ka çaluar, duke filluar nga policia, AKI, prokuroria dhe gjykata.”

Sipas Islamit, kjo tregon se institucionet e sigurisë veprojnë në tërë territorin e vendit dhe janë të gatshme e të afta që të neutralizojnë të gjithë ata që përpiqen të dëmtojnë Kosovën.

Tutje Islami ka thënë se pas këtij rasti pritet të ketë edhe arrestime të tjera.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika