Eksportet dhe importet rriten për 2.5%, Maqedonia ka tregtuar më shumë me Gjermaninë

Vlera totale e eksportit të mallrave nga Maqedonia, në periudhën janar – nëntor 2025, arrin në 7.3 miliardë euro dhe shënon rritje prej 2.5 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Vlera e mallrave të importuara arrin në 10,5 miliardë euro, që është 3,8 % më shumë krahasuar me vitin 2024, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Këmbimi tregtar sipas produkteve, në bazë të Klasifikimit Standard Ndërkombëtar të Tregtisë, tregon se në eksport pjesëmarrjen më të madhe e kanë katalizatorët në mbajtëse me metale të çmuara ose përbërjet e tyre, setet e përçuesve për ndezje për automjete, avionë ose anije, si dhe pjesët e ulëseve.

Në import, më së shumti janë të përfaqësuara vajrat e naftës, platini dhe lidhjet e platinit, si dhe automjetet motorike për transportin e personave.

Tregtia më e madhe është realizuar me Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar, Kinën, Greqinë dhe Serbinë, të cilat marrin pjesë me 47.7 % në vëllimin e përgjithshëm të këmbimit tregtar. Vendet anëtare të Bashkimit Evropian marrin pjesë me 59.3 % në këmbimin e përgjithshëm./Telegrafi.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika