Ekspozohen 110 piktura të Rexhep Selimit të pikturuara në Hagë

Për nder të 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë në Muzeun Kombëtar janë ekspozuar 110 piktura të Ish-luftëtarit të UCK-së dhe pjesëtarit të Lëvizjës Vetëvendosje, Rexhep Selimi. Ato vepra ai I ka pikturuar në Hagë ku po qendron tash e dy vite nën akuzat për krime lufte

Ish-luftëtari i UÇK-së, Rexhep Selimi





Nga Haga, për më shumë se dy vite, një grua kishte bartur piktura në drejtim të Prishtinës.

Autori i tyre është Rexhep Selimi, që gjatë luftës ishte shef i Drejtorisë Operative të UÇK-së, ndërsa tani ndodhet në paraburgim nën akuzat për krime lufte, bashkë me Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Jakup Krasniqin.

110 prej tyre, si simbolikë për shënimin e 110 vjetorit të pavarëisë së Shqipërisë, këtë të premte u ekspozuan në Muzeun Kombëtar.

E ajo që i kishte bartur pikturat nga Holanda, ishte gruaja e tij, deputetja Shqipe Selimi.

“Kur kam shku për vizitë për cdo muaj I kam dërgu pikturat, pëlhurat e papikturuara ndërkohë i kam marr të pikturuara dhe muaj pas muaji u bënë disa vepra të bukura arti”, ka thënë Shqipe Selimi.

Gruaja e Rexhep Selimit, Shqipe Selimi

Motivet kombëtare tek pikturat nuk mungojnë, por se çka i bënë të veçanta pikturat, foli edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

“Shumica e këtyre nuk janë piktura të nivelit të fantazisë por janë shumica realiste. Për shembull, nëse e vëreni atje ai pikturon gjanat reale ato çka i sheh përpara ndërsa kjo pjesa këtu janë kryesisht me motive kombëtare dhe simetria me të cilën punon Rexha është unike”, ka thënë Bislimi.

Zëvëndëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi

Në hapje të ekspozitës ka qenë edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili edhe e kishte vizituar Selimin dhe të tjerët në Hagë, e të cilët, sipas tij po mbahen padrejtësisht në Hagë.

Konjufca ka thënë se është e padrejtë mbajtja në paraburgim e ish krerëve të UÇK-së.

“Po quhet një proces gjyqësor por gjykimi nuk ka filluar ende, u zgjatë shumë me të vërtet, unë e kam shprehur shqetësimin dhe pakënaqësinë time pse kjo po ndodh, kanë kaluar më shumë se 2 vite dhe nuk po fillon gjykimi, është e pashpjegueshme dhe e padrejtë të njëjtën kohë sepse unë mendoj që po shkelen të drejtat e njeriut, të tyre”, tha kryetari i Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

Selimi, ish deputet i Kuvendit të Kosovës, përveç pikturave, ka shkruar edhe disa tekste këngësh gjatë kohës sa po mbahet në paraburgim.

Ekspozita “Në garë me botën gri”, do të qëndrojë e hapur deri më 4 dhjetor.





Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika