Ekzekutohet me armë zjarri 25-vjeçari shqiptar në Itali

Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Montecalvolit, në komunën Santa Maria a Monte në Itali, ku në orët e para të mëngjesit të së shtunës, 14 shkurt, u shënua një vrasje tipike mafioze.

Mediat italiane bëjnë të ditur se viktima është Kevin Muharremi, 25 vjeç, me origjinë shqiptare dhe banues në Fucecchio, i cili u qëllua për vdekje me armë zjarri teksa ndodhej brenda një automjeti.

Sipas mediave italiane, atentati ndodhi rreth orës 05:30 në via della Repubblica, në qendër të zonës së banuar, përballë një bari dhe pranë selisë së Misericordia-s së Montecalvolit. I riu po kthehej nga një mbrëmje me dy miq, kur makinës me të cilën udhëtonin iu afrua nga një automjet tjetër, nga ku u qëllua të paktën tre herë me armë zjarri. Një nga plumbat e goditi 25-vjeçarin në qafë, plagë që rezultoi fatale.

Banorët e zonës, të zgjuar nga të shtënat, njoftuan menjëherë autoritetet. Në vendngjarje mbërriti urgjenca mjekësore, por përpjekjet për ta rikthyer në jetë rezultuan të pasuksesshme. Dy miqtë që ndodheshin me të mbetën të padëmtuar, por në gjendje shoku, dhe janë marrë në pyetje nga hetuesit.

Karabinierët kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetime të gjera për zbardhjen e ngjarjes. Nuk përjashtohet asnjë pistë hetimi, nga larja e hesapeve deri te përfshirja e mundshme në rrethana kriminale. Autoritetet po analizojnë gjithashtu pamjet e kamerave të sigurisë publike dhe private për të identifikuar autorët dhe itinerarin e arratisjes së tyre.

Komuniteti i Santa Maria a Monte dhe Fucecchio është i tronditur nga ngjarja e rëndë, e ndodhur në një zonë qendrore dhe zakonisht të qetë, ndërsa pritet që hetimet e Autoritetit Gjyqësor të hedhin dritë mbi këtë atentat të dyshuar si i paramenduar./A2

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika