Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur si “El Mencho” dhe udhëheqësi i frikshëm i kartelit të drogës Jalisco New Generation (CJNG), është vrarë gjatë një operacioni ushtarak, raportojnë mediat lokale.
Operacioni u zhvillua në orët e hershme të së dielës në shtetin qendër-perëndimor të Jalisco.
Ministria e Mbrojtjes e Meksikës njoftoi se El Mencho ndërroi jetë nga plagët gjatë transferimit me aeroplan pas operacionit ushtarak, sipas agjencisë Reuters.
Karteli CJNG, që fillimisht kishte ndikim vetëm në Jalisco, tani ka prezencë pothuajse në të gjithë vendin.
Gjatë ditës së diel, ka pasur raportime të pa-konfirmuara për djegie makinash dhe pamje të të armatosurve në rrugë në Jalisco dhe vende të tjera.
Shtetet e Bashkuara kishin ofruar më parë një shpërblim prej 15 milionë dollarësh për informacion që të çonte në kapjen e tij, raporton BBC.
Pas ngjarjes, Departamenti Amerikan i Shtetit lëshoi paralajmërim për qytetarët e saj që të qëndronin brenda shtëpive në shtetet Jalisco, Tamaulipas, Michoacan, Guerrero dhe Nuevo Leon.