Elektroserveri njofton se sot fillon faturimin në katër komunat në veri

Nga sot do të fillojë shpërndarja e faturave të energjisë elektrike në katër komunat në veri të Kosovës

“Elektroseveri” ka njoftuar se nga sot do të fillojë me shpërndarjen e faturave të energjisë elektrike në katër komunat në veri të Kosovës.

Qytetarët e Leposaviqit, Mitrovicës së Veriut, Zveçanit dhe Zubin-Potokut do të marrin fatura paushall prej 21.60 euro.

Sipas njoftimit, bashkë me atë faturë, përdoruesit do të pajisen me një kopje të kontratës për inspektim, si dhe një njoftim për furnizuesin “Elektrosever”, shkruan RTK.

“Me pagesën e një shume prej 21.60 euro, Marrëveshja e Furnizimit me kompaninë ‘Elektrosever’ do të konsiderohet e lidhur. Zyrtarët e ‘Elektroseverit’ do t’ua sjellin qytetarëve për nënshkrim marrëveshjet për furnizimin me energji elektrike”, thuhet në njoftim.

Kontrata mes KEDS-it dhe “Elektroseverit” u nënshkrua në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar.

Kosova dhe Serbia, marrëveshje për energjinë kanë arritur më 2013 dhe 2015, por të cilat nuk janë zbatuar.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika