Elezi: Rezultatet preliminare do të shpallen disa orë pas mbylljes së votimit

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka bërë të ditur se rezultatet preliminare për subjektet politike në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit pritet të publikohen brenda disa orësh pas përfundimit të procesit të votimit.

Elezi ka theksuar se pas përfundimit të numërimit të fletëvotimeve në vendvotime, në natën e së dielës do të publikohen rezultatet preliminare për subjektet politike, ndërsa nga dita e hënë do të vazhdojë numërimi i votave për kandidatët për deputetë.

“Besojmë që të dielën në mbrëmje, brenda disa orësh, të kemi rezultatet preliminare për subjektet politike. Në garë janë vetëm 24 subjekte politike, më pak se më 9 shkurt, gjë që e lehtëson procesin e numërimit dhe transmetimit të rezultateve”, ka deklaruar Elezi.

Ai ka shtuar se aktivitetet pas ditës së zgjedhjeve zhvillohen në Qendrat Komunale të Numërimit, ku do të bëhet numërimi i votave për kandidatët për deputetë. Sipas tij, gjatë ditëve të festave mund të ketë pauza në numërim, për çka KQZ do të marrë vendime të veçanta organizative.

“Mund të ketë pauza gjatë ditëve të festave, por të gjitha materialet zgjedhore janë nën përkujdesjen e Policisë së Kosovës”, ka theksuar zëdhënësi i KQZ-së.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika