Elon Musk shet afro 3.6 miliardë dollarë aksione në Tesla

Elon Musk ka shitur 22 milionë aksione të reja, me vlerë afro 3.6 miliardë dollarë në prodhuesin e makinave elektrike Tesla

Elon Musk





Multimiliarderi Elon Musk ka shitur 22 milionë aksione të tjera, me vlerë 3.58 miliardë dollarë në prodhuesin e makinave elektrike Tesla.

Aksionet u shitën të hënën, të martën dhe të mërkurën e kësaj jave, shkruan BBC.

Ai e sjell totalin e aksioneve të Tesla-s të shitura nga Musk gjatë vitit të kaluar në pothuajse 40 miliardë dollarë.

Ndryshe, Musk tashmë ka humbur pozicionin e tij si personi më i pasur në botë.

Ndërsa, arsyeja e shitjes së këtyre aksioneve nuk është bërë e ditur.

Ai mbetet aksioneri më i madh i Tesla me 13.4% të aksioneve, sipas ofruesit të të dhënave të tregut financiar Refinitiv.

Muajin e kaluar, Musk zbuloi se kishte shitur 19.5 milionë aksione të Tesla me vlerë 3.95 miliardë dollarë, vetëm disa ditë pasi përfundoi blerjen prej 44 miliardë dollarësh të platformës së mediave sociale Twitter.

Tesla është një nga aksionet me performancën më të keqe midis prodhuesve të mëdhenj të makinave dhe kompanive të teknologjisë këtë vit, pasi investitorët shqetësohen se blerja e Tëitter nga Musk po e largon vëmendjen e tij.

Në fund të vitit të kaluar kompania kishte vlerë më shumë se 1 trilion dollarë, por vlera e saj ka rënë në muajt e fundit.

Musk përfundoi marrjen e Twitter në tetor dhe që atëherë ka përqendruar një pjesë të konsiderueshme të kohës së tij në biznes.

Musk shiti miliarda dollarë aksione të Tesla-s për të ndihmuar në financimin e blerjes së tij, gjë që ndihmoi në uljen e aksioneve.





Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika