Elshani jep detaje për bastisjen e sotme në Zveçan

Zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se gjatë bastisjes së sotme në Zveçan nuk ka pasur asnjë problem dhe se gjithçka ka shkuar në rregull

Zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani

Zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, në një lidhje direkte në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, ka thënë se gjatë bastisjes në një lokacion në Zveçan janë konfiskuar pije alkoolike.

“Gjatë kësaj bastisjeje, Krimet Ekonomike kanë bastisur lokacionin, kanë konfiskuar disa pije aloolike. Për neve ka qenë e rëndësishme që nuk ka pasur asnjë problem gjatë bastisjes dhe gjithçka ka shkuar në rregull”, ka thënë Elshani, duke shtuar se kjo ishte një asistencë normale dhe rutinore.

Elshani është shprehur se gjendja e përgjithshme e sigurisë në veri është e qetë, por, njëkohësisht, dhe delikate.

“Për ne është e rëndësishme të dimë se si të reagojmë…”, ka thënë ndër të tjerash ai.

Ndryshe, më herët Dogana e Kosovës ka njoftuar se nga kjo bastisje janë konfiskuar 280 copa pije të forta alkoolike, 300 copa verëra të ndryshme, dhe 180 produkte kozmetike të ndryshme.

Lexo dhe: Konfiskohen mallra të kontrabanduara në Zveçan

Vlera e përgjithshme e mallrave të konfiskuara tejkalon shumën prej 7 mijë eurosh.

Shija e redaktorit

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Të fundit nga rubrika