Elshani nga KQZ: Kemi dërguar shkresë tek presidentja, por vetëm për ta informuar me përgatitjet e zgjedhjeve

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në KQZ, Arianit Elshani, ka thënë se kanë dërguar një shkresë tek presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, që e njëjta nuk ka të bëjë me shtyrjen e zgjedhjeve në veri

Arianit Elshani





Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Arianit Elshani, ka thënë në mbledhjen e mbajtur të shtunën e 10 dhjetorit, se kanë dërguar një shkresë tek presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, por se e njëjta nuk ka fare të bëjë me shtyrjen e zgjedhjeve në komunat veriore.

Elshani, në mbledhjen e sotme të KQZ-së, ka thënë se në atë shkresë e kanë informuar presidenten për përgatitjen e mbajtjes së zgjedhjeve më 18 dhe 25 dhjetor në veri.

“Takimin e djeshëm e konsiderojë si konsultativ për të cilin mund të merret vendim, as nuk është votuar por ka qenë shprehje e vullnetit të anëtarëve se KQZ-ja nuk mund të rekomandojë shtyrjen e zgjedhjeve. Të bëhet publike shkresa e dërguar presidentes dhe të kuptohet se KQZ-ja vetëm ka informuar presidenten me mbarëvajtjen e përgatitjeve të zgjedhjeve”, ka theksuar ai.

Por, Elshani, mes tjerash, ka shtuar se nëpërmjet kësaj shkrese kërkuan nga presidentja Osmani garanci për sigurinë e votuesve.

“Në atë shkresë është specifikuar se KQZ-ja vazhdon me përgatitjen e zgjedhjeve dhe kërkon që të garantohet lëvizja e lirë e çdo qytetari dhe që bandat kriminale atje të kufizojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe të pengojnë qytetarët në shprehjen e vullnetit të tyre në ditën e zgjedhjeve. Prandaj, kërkojë që kjo shkresë të bëhet publike dhe të qartësohet edhe publiku”, u shpreh Elshani.

Ndër të tjera, Elshani tha se situata deri tani është e menaxhueshme dhe se përgatitjet janë duke vazhduar me rregull.

 





Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika