Elshani: Policia ka asistuar në largimin e billbordeve ilegale në Zveçan

Zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, ka bërë të ditur se Policia e Kosovës ka asistuar në largimin e billbordeve ilegale sot në Zveçan

Pamje nga vendi i ngjarjes

Zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, për heqjen e billbordeve ilegale me simbole e imazhe serbe e ruse, në Radio Dukagjini ka thënë se situata në veri është e qetë, por njëkohësisht edhe delikate.

“Situata e sigurisë është e qetë, por delikate. Ne kemi njohuri se ato janë larguar, ne jemi në vazhdimësi në veri të vendit dhe kemi asistuar në këtë rast”, ka thënë Elshani.

Ndërsa, i pyetur nëse vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) lidhur me dinarët dhe nëse ai ka ndikuar në disponimin e popullatës serbe, Elshani është shprehur se për këtë çështje nuk ka ndonjë informacion.

“Për besë nuk e di, sepse edhe ne nuk e dimë njëherë se çfarë do të thotë kjo…”, ka thënë tutje Elshani.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se sot në Zveçan janë larguar këto billborde ilegale.

Ministri ka thënë se “këto billborde e imazhe të fashistëve e agresorëve si Vladimir Putin dhe kundërshtarëve të shtetit tonë, nuk do të gjejnë vend në shtetin tonë”.

Sveçla ka shpërndarë videon gjatë këtij aksioni, ku shihet se i pranishëm ishte edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika