Emin Hoxhaj emërohet drejtor i Agjencisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar të hënën Emin Hoxhajn, Drejtor të Agjencisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Emin Hoxhajn, i emëruar tani Drejtor i Agjencisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar.

Emin Hoxhaj është emëruar drejtor i Agjencisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar.

Hoxhaj është emëruar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kështu ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit të hënën.

Siç thuhet në njoftim, ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hoxhaj ka qenë edhe pjesë e Policisë së Kosovës nga viti 2001.

Gjatë punës në Polici, ai ka shërbyer në kapacitete të ndryshme, përfshirë si shef i Njësisë së Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit dhe tash së fundmi si shef i Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme në Gjakovë.

Ai ka përfunduar studimet në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës.

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika