Emiratet e Bashkuara Arabe ndalojnë përdorimin e hapësirës së saj ajrore për veprime ushtarake kundër Iranit

Emiratet e Bashkuara Arabe nuk do të lejojnë që hapësira e tyre ajrore, territori ose ujërat territoriale të përdoren për ndonjë veprim ushtarak armiqësor kundër Iranit, tha të hënën ministria e Jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe, duke riafirmuar angazhimin e saj për neutralitet dhe stabilitet rajonal.

Pasiguria mbi mundësinë e veprimeve ushtarake në Iran ka mbetur pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha javën e kaluar se një “armatë” po shkonte drejt vendit, por se shpresonte se nuk do të duhej ta përdorte atë.

Paralajmërimet e Trump ndaj Teheranit ishin kundër vrasjes së protestuesve ose rinisjes së programit të tij bërthamor, transmeton Telegrafi.

Irani është përfshirë në protesta të cilat, sipas grupeve të të drejtave të njeriut, lanë mijëra njerëz të vrarë, përfshirë kalimtarë.

Grupet e të drejtave të njeriut i përshkruajnë trazirat si shtypjen më të madhe që kur klerikët myslimanë shiitë morën pushtetin në revolucionin e vitit 1979.

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika