Emisarët sigurohen për evitim të dhunës, presin propozim konkret

Emisarët ndërkombëtarë, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak kanë marrë garanci se Kosova nuk dëshiron destabilzimin e situatës së sigurisë

Përfaqësuesi i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

Dy emisarët ndërkombëtarë, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak kanë marrë garanci se Kosova nuk dëshiron destabilzimin e situatës së sigurisë.

Por, i dërguari amerikan dhe ai evropian janë treguar të rezervuar nëse arritën ndonjë marrëveshje në Prishtinë pas takimeve me liderët e shtetit.

Pas takimit me kryeministrin Kurti, emisari Lajçak tha se prezenca e tyre në Kosovë erdhi për parandaluar përshkallëzimin e situatës më 1 shtator.

Miroslav Lajçak, emisar i BE-së për dialogun ka thënë: “Krejt çka mund të them është se kishim takim të gjatë dhe detajuar me kryeministrin dhe me Presidenten por procesi vazhdon me disa takime tjera në Beograd. Komuniteti ndërkombëtar është shumë i shqetësuar me atë çka pamë me 31 korrik në terren dhe të gjithë presin nga ne negociatorët por edhe lidership kosovar dhe serb që të mos përsëritet kjo me 31 gusht dhe për këtë jemi këtu”.

I dërguari i BE-së refuzoi të tregojë nëse Kurti i solli ndonjë propozim të ri për targat, ndryshe nga ato që ia ka prezantuar në Bruksel.

Por, Lajçak u shpreh se optimist se mund të gjendet një zgjidhje, ashtu siç u shfaq edhe Escobar.

Ky i fundit ripërsëriti unitetin e plotë mes SHBA-së dhe BE-së për dialogun.

Gabriel Escobar, emisar i SHBA-së për Ballkanin ka thënë: “Të dyja palët, Kosova dhe Serbia kanë siguruar se nuk dëshirojnë që situata të eskalojë në dhunë me datën një shtator. Pra, tani jemi këtu për t’u siguruar që të gjitha ato dëshira të mira, dhe i gjithë ai optimizëm të përkthehen në një propozim konkret”.

Rreth 40 minuta pas nisjes së takimit ndërmjet Kurtit dhe emisarëve, në objektin e Qeverisë janë parë duke hyrë edhe komandanti i KFOR-it, Ferenc Kajari dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Para se të shkonin te kryeministri, Escobar e Lajçak, takimet e përbashkëta i nisën me presidenten Vjosa Osmani, e cila u ka thënë atyre se Kosova nuk ka kontribuar në tensione por është angazhuar për dialog.

Më pas emisarët dëgjuan edhe qëndrimet e përfaqësuesve të partive opozitare.

Escobar dhe Lajçak, vizitën e tyre në Kosovë e përmbyllin me takimin e përfaqësuesve të komunitetit serb, para se të vazhdojnë udhëtojnë në Serbi.

Atje pritet të takojnë presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryenegociatorin, Petar Petkoviq.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika