Emrat e Krasniqit dhe Musliut përmenden në tentimin për atentat sikurse ata të LDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe deputetja Ganimete Musliu, konfirmojnë se emrat e tyre janë përmendur në të njëjtin rast për tentim atentat me LDK-në

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me deputeten e kësaj partie, Ganimete Musliu, kanë konfirmuar se janë njoftuar nga Policia e Kosovës se emri i tyre është përmendur në të njëjtin rast me deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës për tentim për atentat.

Ata kanë thënë se nuk ndihen të frikësuar dhe se iu besojnë organeve te sigurisë dhe drejtësisë në Kosovë.

Nuk kanë treguar nëse u është ofruar mbrojtja e afërt nga Policia e Kosovës. Ata kanë thënë se nuk dyshime për askënd përfshirë edhe kundërshtarët politikë.

Ndryshe, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, teksa e ka konfirmuar tentimin për atentat, ka thënë se Policia e Kosovës e ka ofruar sigurinë e nevojshme.

Kështu ka folur ai para mediave, teksa shtoi se nuk ndihet i rrezikuar.

“Nuk ndihemi absolutisht të rrezikuar, Policia e Kosovës dhe organet e tjera të rendit tashmë janë duke u marrë me këtë. Unë sot në Kuvend kam ardhur si zakonisht pa pasur nevojë për mbrojtje të afërt”, ka thënë Abdixhiku, duke mos dhënë detaje më të hollësishme.

Para mediave ka folur edhe deputeti Armend Zemaj, i cili ka pohuar ato që ka thënë Abdixhiku, duke mos përmendur se kush janë kundërshtarët politikë.

Ndryshe, Policia e Kosovës njoftoi të mërkurën në mbrëmje se ka pranuar raportime nga zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për ekzistimin e planeve për atentat ndaj zyrtarëve të lartë të kësaj partie.

“Policia e Kosovës, në këtë rast drejtoria kompetente, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin/kanosjen në fjalë. Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe bashkërendim me organet e drejtësisë”, thuhej në njoftimin e policisë.

Zyrtarë të Lidhjes Demokratike thanë se sipas informatave të marra nga një shërbim i huaj, zbuluan se kërcënimi ishte drejtuar ndaj kryetarit të kësaj partie, Lumir Abdixhiku dhe tre deputetëve të saj.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini, ka thënë se për këtë çështje janë informuar nga një agjenci zbulimi në Bashkimin Evropian.

“Mund të konfirmoj që jemi informuar për këtë çështje për një lloj planifikimi dhe lloj njerëzish të lidhur me organizata në Kosovë dhe disa shtete të tjera të Bashkimit Evropian dhe jashtë territorit të Evropës, individë që kanë rënë në përgjime të një prej agjencive inteligjente kryesore të vendeve të Bashkimit Evropian dhe nga ajo që na është thënë neve, del që ka pasur një plan të strukturuar për këtë gjë”, u shpreh Shala.

Zoti Shala tha se, sipas informatave, kërcënimet për atentat kanë të bëjnë për motive politike nga një rrjet i gjerë personash.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika