“Kush ka udhëtuar pa lëvizur nga vendi?”
Kjo ishte pyetja e drejtuar fëmijëve nga klasa e parë deri në të pestën në Komunën e Kamenicës.
Ndonëse nuk hezituan të përgjigjen, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka gjetur një mënyrë të re udhëtimi, një seri lektyrash shkollore të niveleve 1-5.
Seria e lektyrave të Dukagjinit përbëhet nga 26 artikuj, libra nga autorë shqiptarë e të huaj, dhe nxënësit pjesëmarrës ndanë edhe momentet mw interesante nga disa prej librave qw i kishin lexuar.
“Kur e kam lexu një tregim në shkollë, më ka ardhur për të qeshur kur është tregu për Pinokun që kur ka gënjyer ju ka zgjat hunda. Edhe ka ardh një skifter ia ka qukit hundën”, ka thënë një nxënse.
Promovimi u mirëprit edhe nga mësuesit e shkollave të Kamenicës të cilët patën një thirrje për nxënësit.
“Mesazhi im është që nxënësit të lexojnë sa më shumë, do fitojë shprehje të reja dhe në të ardhmen do fitojnë shprehje të reja dhe do jenë të suksesshëm në çdp aspekt të jetës. Iu bëj thirrje t’i lexojnë këto libra sepse është një shtëpi botuese që ne edhe në shkolla mësojmë me të”, ka thënë Amir Muja, mësues në Kamenicë.
Nga shtëpia botuese “Dukagjini, tregojnë për përvojat që po u sjellin promovimet e serisë në komuna të ndryshme të vendit.
“Salla është mbush dhe entuziasmi i fëmijëve është shumë i madh dhe kjo është kënaqësi dhe privilegj i madh për neve. Edhe kësaj Kësaj radhe jemi munduar jo vetëm t’i promovojnë librat por ti shfletojmë bashkë me fëmijët, me nxit dashuri për leximim dhe librin me ta sepse e dimë nivelin që ka marrë teknologjia dhe është pjesë e pandashme e fëmijëve. Kështu qe ne duhet të mundohemi me gjet një balancë që librin ta bëjmë pjesë jetës së fëmijëve”, ka thënë Jeta Zymberi nga Shtëpia Botuese “Dukagjini”.
Për fund, fëmijëve iu shpërndan dhurata simbolike nga Shtëpia Botuese “Dukagjini”.
