Erdogan bisedon me Zelenskyn dhe Putinin për mundësinë e eksportit të grurit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, më 11 korrik, diskutoi eksportet e grurit ukrainas në telefonata të veçanta me presidentin rus, Vladimir Putin dhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky

Presidenti i Turqisë Erdogan.

Pas një bisede me presidentin rus Vladimir Putin, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, e ka telefonuar edhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, për të diskutuar cështjen e hapjes së korridoreve për eksportin e grurit  përmes Detit të Zi.

Ky diskutim u bë i ditur nga vetë administrata e shtetit turk.

Erdogan dhe Zelensky biseduan edhe për çështjen e luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Udhëheqësi turk tha se zgjidhja e luftës “do të jetë në çdo rast diplomatike” dhe siguroi se Ankaraja është e gatshme të ofrojë çdo mbështetje, përfshirë edhe ndërmjetësimin.

Lidhur me mundësitë e korridoreve të reja të drithit, Erdogan tha se Turqia vazhdon të punojë në planin e zhvilluar nga OKB-ja për furnizimin e produkteve të grurit ukrainas në tregun botëror.

Kurse, Zelensky tha se Turqia dhe Ukraina duhet së bashku të parandalojnë eksportin e grurit ukrainas nga rusët.

Që nga fillimi i pushtimit, trupat ruse kanë bllokuar eksportet nga portet e Ukrainës, si rezultat i të cilave produktet duhet të eksportohen përmes  hekurudhave apo rrugëve.

Kremlini tha se të dy liderët diskutuan gjithashtu bashkëpunimin ekonomik dhe folën për një takim “ruso-turk në nivelin më të lartë” në të ardhmen e afërt. Por, nuk u dhanë detaje të tjera.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika