Erdogan kërkon falje për reagimin e autoriteteve pas tërmeteve

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kërkoi falje për vonesat në reagimin fillestar të autoriteteve pas tërmeteve shkatërruese të 6 shkurtit

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kërkoi falje për vonesat në reagimin fillestar të autoriteteve pas tërmeteve shkatërruese të 6 shkurtit.

Këto deklarata ai i bëri më 27 shkurt, teksa vizitoi një nga zonat më të prekura nga tërmetet prej 7.8 dhe 7.5 ballësh.

Erdogan që po kërkon edhe një mandat tjetër si president pas dy dekadash në pushtet, u përball me kritika të ashpra nga të mbijetuarit e tërmeteve në Adëjaman, në juglindje të Turqisë.

Në zgjedhjet e fundit të mbajtura më 2018, Erdogan në këtë provincë kishte fituar pa problem.

“Për shkak të efektit shkatërrues të dridhjeve të tokës dhe motit të keq, ne nuk ishim në gjendje të punonim siç do të donim në Adëjman në ditët e para [pas tërmeteve]. Ju kërkoj falje për këtë”, tha Erdogan.

Nga tërmetet e 6 shkurtit janë vrarë mbi 44.000 mijë persona në Turqi dhe mijëra të tjerë në Sirinë fqinje.

Agjencia e lajmeve AFP kishte raportuar se qytetarët e Adëjmanit kishin shprehur zemërimin e tyre ndaj autoriteteve për shkak të vonesave në operacionet e kërkim-shpëtimit.

Erdogan, disa ditë pas tërmeteve, kishte pranuar se autoritetet nuk kishin reaguar siç duhej pas kësaj fatkeqësie natyrore.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika