Erdogan për tërmetin: Po përballemi me fatkeqësinë më të madhe, do ta shuajmë këtë zjarr

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se Turqia po përballet me fatkeqësinë më të madhe në histori. Ndërsa, ka theksuar se vendi është i vendosur për ta shuar zjarrin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka vizituar të premten disa nga provincat më të prekura nga tërmeti që goditi të hënën Turqinë.

Ai ka premtuar se do t’ua sigurojnë qiranë dhe banimin të gjithë qytetarëve të vendit.

Ndërsa, ka theksuar se kjo paraqet fatkeqësinë më të madhe në histori, e cila, sipas tij, Turqia është e vendosur ta shuajë këtë zjarr.

Ai ka theksuar se Turqia do ta mbrojë unitetin dhe solidaritetin, ndërsa ka shtuar se do të kalohet kjo fatkeqësi.

“Si komb, po përballemi me një nga fatkeqësitë më të mëdha në historinë tonë. Por, ne jemi të vendosur ta shuajmë këtë zjarr në zemrat tona. Për sa kohë ne mbrojmë unitetin dhe solidaritetin tonë më të fortë, do ta kalojmë edhe këtë fatkeqësi, in sha Allah…”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika