Erdogan: Suedia të mos e presë mbështetjen tonë për NATO-n

Presidenti i Turqisë, Recep Tayipp Erdogan, ka deklaruar se Suedia nuk duhet të presë që Turqia ta mbështesë aplikimin e saj për anëtarësim në NATO

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

“Suedia nuk duhet të presë që Turqia ta mbështesë aplikimin e saj për anëtarësim në NATO”.

Kështu ka deklaruar presidenti i Turqisë, Recep Tayipp Erdogan, disa ditë pasi një kopje e Kuranit u dogj në një protestë në Stokholm.

Suedia aplikoi për t’u bashkuar me NATO-n pasi Rusia pushtoi Ukrainën, por ka nevojë që Turqia, tashmë anëtare, ta miratojë kërkesën e saj.

Siç raporton BBC, protestuesit kurdë në Suedi varën një figurë të Erdoganit këtë muaj, veprim ky që pasoi me djegien e Kuranit.

“Suedia nuk duhet të presë mbështetje nga ne për NATO-n”, është shprehur tutje Erdogani.

“Është e qartë se ata që shkaktuan një turp të tillë para ambasadës së vendit tonë nuk mund të presin më asnjë dashamirësi nga ne për aplikimin e tyre”, ka shtuar ai.

Protestës të së shtunës, por jo edhe djegies së librit, iu dha miratimi paraprak nga autoritetet suedeze.

Suedia, së bashku me Finlandën, aplikuan për t’u bashkuar me NATO-n pasi Rusia pushtoi Ukrainën, por protestat e fundit kanë rritur tensionet.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se liria e shprehjes ishte një “mall i çmuar” në vendet e NATO-s dhe se këto akte, megjithëse të papërshtatshme, nuk ishin “automatikisht të paligjshme”.

Ndërkaq, Turqia, një vend me shumicë myslimane ka denoncuar vendimin e qeverisë suedeze për të lejuar protestën duke e quajtur “plotësisht të papranueshme”.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika