Erdogan takon kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarrëse Gërvalla e Spiropali

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan, dhe ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit diskutuan të premten marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale në një takim të mbajtur në Stamboll.

Në takim morën pjesë ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Ervin Ibrahimoviq, ministri i Jashtëm i Bosnjë e Hercegovinës, Elmedin Konakoviq, si dhe zëvendësministrja e Jashtme e Serbisë, Nevena Jovanoviq, shkruan Anadolu, transmeton Dukagjini.

Duke shprehur kënaqësinë për mbajtjen e takimit të dytë të Platformës së Paqes në Ballkan në Stamboll, Erdogan falënderoi përfaqësuesit e vendeve për kontributet e tyre.

Erdogan theksoi rëndësinë e trajtimit të çështjeve si siguria kufitare, energjia, teknologjia dhe transporti, si dhe konsultimet e zhvilluara me një ndjenjë përgjegjësie rajonale.

Duke vënë në dukje se si bota ashtu edhe rajoni po përballen me sfida të ndryshme, Erdogan tha se forcimi i solidaritetit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë mes vendeve anëtare të Platformës së Paqes në Ballkan ka marrë rëndësi të veçantë.

Ai nënvizoi domosdoshmërinë e veprimit të përbashkët “me një qasje që mëson nga dhimbjet e së kaluarës dhe synon drejt së ardhmes” në Ballkan, duke përmendur gjithashtu përpjekjet e Turqisë për të zbutur dhe për t’i dhënë fund pasojave të paqëndrueshmërisë në rajon, si dhe vazhdimin e nismave të përqendruara në paqe në shumë vende, veçanërisht në Ukrainë, Gaza dhe Siri.

Në takim ishin të pranishëm edhe ministri i Jashtëm Hakan Fidan, drejtori i Komunikimeve Burhanettin Duran, këshilltari kryesor i presidentit Akif Cagatay Kilic, si dhe zyrtarë të tjerë.

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika