”Ermal Panduri ka qenë fituesi absolut i këtij debati” – Ylli Hoxha

Analisti politik Ylli Hoxha ka komentuar debatin e sontëm mes kandidatëve për kryetar të Prishtinës në emisionin Debat Plus, duke thënë se fitues i vërtetë i përballjes ishte moderatori i emisionit, Ermal Panduri.

“Debati mendoj se ka qenë i paprecedent. Kanë qenë tre kandidatë të cilët kandidojnë, shpresojnë që të hyjnë në balotazh dhe mendoj se ata që kanë shpresuar të fitojnë debatin… unë konstatoj që ti, Ermal Panduri, e ke fituar debatin”, ka thënë Hoxha.

Ai ka shtuar se Panduri doli “fitues absolut” për mënyrën si e menaxhoi përballjen dhe për faktin që një debat i tillë u realizua.

“Po, Ermal Panduri ka qenë fituesi absolut i këtij debati, për faktin se ka ndodhur debati dhe për faktin se, duke qenë një njeri që ka qenë në organizime politike më herët, vështirë se do ta kisha udhëzuar kandidatin që e përkrah të dalë në këtë lloj debati”, ka deklaruar Hoxha.

Të fundit nga rubrika