Escobar pas takimit me Kurtin: Asociacioni duhet të formohet sipas ligjeve të Kosovës

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se Kosova e ka obligim ta formojë Asociacionin me shumicë të komunave serbe, por sipas tij kjo duhet të bëhet sipas ligjeve të Kosovës

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pas takimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, ka thënë se me të e ka ngritur çështjen e Asociacionit me shumicë të komunave serbe.

Sipas tij, Asociacioni duhet të formohet, por brenda ligjeve të Kosovës. Escobar është shprehur se për këtë çështje është në një linjë me Bashkimin Evropian, teksa ka thënë se në Evropë ka modele që mund të shërbejnë edhe për asociacionin që mund të formohet në Kosovë.

“Çështja e Asociacionit është e rëndësishme, duhet të implementohet brenda ligjeve të Kosovës, po ne folëm për këtë çështje. Në evropë ka shumë modele që mund të përdoren”, ka deklaruar ai për disa media kosovare.

Tutje Escobar, tha se pret që takimi i së enjtes në Bruksel në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuçiq, të sjellë rezultate që do të kontribuonin të gjendet një zgjidhje në mënyrë që të normalizohen marrëdhëniet në mes të dy vendeve.

“E ardhmja e të dyja vendeve është në BE, Europa e ka marrë përsipër dhe e ka mbështetjen e plotë të ShBA-së, ne kërkojmë zgjidhje që funksionojnë për të dyja vendet që çojnë në normalizim dhe stabilitet”, ka deklaruar Escobar.

Escobar tha se administrata amerikane e mbështetë plotësisht BE-në në iniciativën që ka marrë për ta arritur një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika