Escobar viziton Manastirin e Deçanit

Emisari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, këtë të enjte para takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ka bërë një vizitë në Manastirin e Deçanit

Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar shihet teksa ka mbërritur në Manastirin e Deçanit. 14 mars 2024.

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, të enjten ka bërë një vizitë në Manastirin e Deçanit, një ditë pasi Qeveria e Kosovës urdhëroi të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për t’ia dhënë 24 hektarë tokë këtij manastiri.

Në disa fotografi të siguruara nga ekipi në terren i TV Dukagjinit, Escobar shihet teksa hynë në Manastirin e Deçanit.

Escobar shihet i shoqëruar nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Vizita e tij vjen pikërisht para takimit të parashikuar me kryeministrin Kurti.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit është bërë e ditur se takimi do të zhvillohet në orën 15:30.

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se tashmë ka urdhëruar Agjencinë Kadastrale që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese që t’ia njohë Manastirit të Deçanit të drejtën në pronë në 24 hektarë.

Kryeministri Kurti ka njoftuar gjatë mbledhjes së ekzekutivit më 13 mars se kërkesa drejtuar Agjencisë Kadastrale është bërë pasi zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që kërkon transferimin e 24 hektarëve tokë te Manastiri i Deçanit, do të ishte vendimtar për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, gjatë Asamblesë Parlamentare të këtij institucioni, që do të mbahet në prill.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika