Escobar viziton Shkupin, në fokus ndryshimet kushtetuese

Diplomati i lartë amerikan do të arrijë në Shkup një javë pasi në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut filloi procedura për ndryshime kushtetuese. Me këto ndryshime, ndër të tjera, bullgarët do të duhet të përfshihen në Kushtetutë

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, të mërkurën do të arrijë për vizitë në Maqedoninë e Veriut, ka bërë të ditur kabineti i presidentit maqedonas, Stevo Pendarovski.

Sipas agjencisë së lajmeve MIA, e cila njoftoi për vizitën e Escobarit, diplomati amerikan do të takohet në Shkup edhe me kryeministrin e vendit, Dimitar Kovaçevski, dhe liderin e opozitës maqedonase, kryetarin e VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Diplomati i lartë amerikan do të arrijë në Shkup një javë pasi në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut filloi procedura për ndryshime kushtetuese. Me këto ndryshime, ndër të tjera, bullgarët do të duhet të përfshihen në Kushtetutë.

Ndryshimet janë të nevojshme për ta vazhduar procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut. Në seancën e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, më 18 gusht, u debatua për iniciativën për ndryshimin e Kushtetutës. Por, iniciativa nuk u hodh në votim, me qëllim që të sigurohet shumica e dy të tretave.

Ndryshimi i preambulës së Kushtetutës maqedonase parashihet në marrëveshjen me Sofjen, për zgjidhjen e kontesteve që kanë të bëjnë me gjuhën, identitetin dhe çështjet historike.

Marrëveshja bazohet në atë që njihet si “propozimi francez”, që ishte miratuar në kuvendet e të dyja shteteve.

Por, nëse ndryshimet nuk miratohen, atëherë bisedimet nuk do të mund të vazhdojnë, pasi Sofja mban të drejtën e vetos, të cilën e kishte përdorur në nëntor të vitit 2020.

Qeveria pretendon se e ka mbështetjen e 72 deputetëve dhe se i duhen edhe tetë të tjerë për një shumicë prej dy të tretash apo 80 nga gjithsej 120 deputetë sa ka Parlamenti maqedonas.

Në muajin korrik, diplomati amerikan Escobar tha në një debat për Ballkanin Perëndimor para nënkomitetit për Politikë të Jashtme të Kongresit Amerikan se “SHBA-ja e mbështet procesin për ndryshimet kushtetuese që do ta lejonin Maqedoninë e Veriut të anëtarësohet në BE”.

Ai tha se po punonte edhe me Qeverinë e re të Bullgarisë që të mos bëjë kërkesa të reja.

Opozita maqedonase nuk i mbështet këto ndryshime me arsyetimin se “pala bullgare do të paraqesë kushte të reja që do të jenë të dëmshme për interesat maqedonase”.

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler, e pyetur për qëndrimin e saj në lidhje me procesin e ndryshimeve kushtetuese, tha se “nuk i takon asaj të flasë për këtë, por qytetarët duhet t’ua bëjnë të ditur politikanëve se duan të jenë pjesë e BE-së”./REL

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika